Më 9 janar universitetet u rihapën pas pushimeve dimërore dyjavore.

“Rikthimi pak vështirë. Por do hymë në linjë shpejt”.

Por rikthimi në auditore për të rinjtë shoqërohet edhe me shpenzimet e larta në këtë kohë krize. Ata shprehen të zhgënjyer që nuk ishin pjesë e shportës së fundvitit kundër inflacionit të luftës që do shpërndahet nga qeveria.

“Nuk e di pse jo studentët? Ishim të vetmit që u përjashtuan nga pakoja e madhe. Më erdhi shumë keq, ne jemi e  ardhmja. Shumë prej nesh nuk punojnë dot për shkak të studimeve, shpenzimet janë të larta. Jemi shtresa më e prekur. Një ndihmë sado e vogël do ishte mirë”.

Me 2022, studentët mbyllën semestrin e parë dhe po përgatiten për sezonin e provimeve.

 “Më 3 shkurt nisim sezonin e provimeve”.

Por protestat e pedagogëve për dyfishimin e pagave dhe investimin ne shkencë nuk janë lënë pas me vitin e shkuar, por Sindikata e Punonjësve të universiteteve ka paralajmëruar se do të bojkotojnë sezonin e provimeve nëse zëri i tyre nuk dëgjohet nga qeveria.

 “Nuk kam shpresa se do ndryshojë gjë për 2023. Sindikata do marr vendim. Investimi në shkencë është zero, duhet më shumë investim”, tha pedagogu.

Nga ana tjetër, studentët shprehen se qëndrojnë krah kërkesave të akademikëve, por nuk dakordësohen për bllokimin e testimeve..

 “Në kurrizin tonë është. Nuk duhet të bëhet pengesë sepse ngelemi pas. Por e rëndësishme është që edhe kërkesat e tyre të plotësohen se lodhen me ne”.

Top Channel