Një qendër masazhi në Tiranë që ushtronte prostitucionin është goditur nga policia në Unazën e Re.
Dy vajza kanë rënë në pranga, Kristiana Halili, 28 vjeçe, për “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe D. L., 20 vjeçe për veprën penale “Prostitucioni”.
Në kërkim është shpallur Kristos Halili, 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se Kristiana Halili (motra e Kristos Halilit), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel