Lorenzo Colombo është rritur te Milani, ekipi i tij i zemrës.
Në shtatorin e vitit 2020 erdhi “gradimi” tek ekipi i parë, ndërkohë që këtë sezon është huazuar te Lecce për të fituar minuta e marrë eksperiencë.
Sulmuesi 20-vjeçar po zhvillon një sezon të mirë, numëron pesë gola dhe dy asiste me skuadrën nga Salento, që në fundjavë pret kampionët e Italisë në “Via del Mare”.
Një ndeshje tepër e veçantë për Colombon, i cili do të përballet me ish-shokët e skuadrës. Ai dëshiron të lërë shenjën e tij dhe të shënojë, por nuk mund të festojë golin.
“Kjo ndeshje peshon shumë në aspektin personal, sepse e kaluara ime lidhet me kuqezinjtë. Unë dua të bëj mirë si në gjithë ndeshjet që luaj.
Nuk kam biseduar me asnjë nga ish-shokët e mi. Goli? Nuk mendoj se do të festoja nëse arrij të shënoj kundër Milanit”, deklaroi sulmuesi italian.
Top Channel