Gisela, një nga konkurrentet e reja që i është bashkuar “Për’puthen”, ka shprehur pëlqim për Arbrin me të cilin sot zhvilloi një takim në studio.
Arbri kërkoi të dijë më shumë nga Gisela dhe i drejtoi asaj disa pyetje për aktivitetet dhe gjërat që pëlqen. Megjithatë, takimi i konkurrentëve u ndërpre disa herë, për shkak të ndërhyrjes së Loridës.
Kjo e fundit është duke u njohur me Arbrin dhe mes tyre ka pasur disa takime, ku të dy kanë shprehur ndjesitë për njëri-tjetrin. Ajo shfaqi xhelozi, ndërsa zbuloi një takim jashtë studios, kur e ka takuar Arbrin natën e ndërrimit të viteve.
“Natën e ndërrimit të viteve, Arbri më pyet ku je. I thashë që jam për darkë te një shoqe. Më tha ta takoj 5 minuta. Erdhi, më takoi dhe më dha një dhuratë. Gjesti i tij më pëlqeu”.
Por, teksa Lorida fliste, Gisela e acaruar nga situata e krijuar u largua nga Arbri dhe shkoi në vendin e saj. Më pas, mes vajzave pati përplasje verbale, që kaloi dhe në ofendime.
Gisela: Mos më bëj të zgjuarën
Lorida: Budallaqja je ti
Gisela: O zemër, ç’punë ke ti se çfarë bëj unë..
Top Channel