PSG nuk do të bëjë asnjë përgatitje për të mirëpritur Messin pas fitimit të Kupës së Botës.
Lajmi i bërë publik nga “Le Parisien”, sqaron se sipas klubit parizien argjentinase tashmë është pritur me të gjitha nderimet nga bashkëlojtarët e tij në Camp des Loges dhe se asgjë më shumë nuk duhet bërë përpara ndeshjes së sotme kundër Angers, në të cilën Leo pritet të luajë titullar.
PSG u përball me një konflikt interesi pa dyshim të pakëndshëm. Nga njëra anë, do të kishte dashur të bënte të gjitha nderimet për Messin, por nga ana tjetër, dyshon se do të kishte tifozë që mund të mërziteshin nga diçka e tillë, duke ditur që Argjentina e fitoi Botërorin në finalen me Francën.
Përballë kësaj situate, klubi preferon të jetë i matur dhe në të njëjtën kohë zgjedh të evitojë situata të pakëndshme.
Top Channel