Qindra shqiptarë kanë humbur jetën në det, në përpjekjet e dëshpëruara me gomone drejt të ashtuquajturës tokë e premtuar.
Disa ngjarje kanë shënjuar jetën e të gjithë shqiptarëve…
19 vite më parë, më 9 janar 2004, emigrantët që ndodheshin në një gomone ishin duke u mbytur teksa telefonuan Top Channel duke kërkuar ndihmë…
Mjeti lundrues u gjet rreth 14 orë më vonë. Të paktën 21 persona ishin pa shenja jete.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë detaje të reja nga dosja hetimore që ngrenë ende mjaft pikëpyetje për tragjedinë. Investigimi do të sjellë edhe ngjarjen e zhdukjes së 32 djemve të rinj dibranë në vitin 1996, të dyshuar se u zhdukën në det.
Familjarët ende nuk pranojnë t’i heqin nga gjendja civile duke ngritur mjaft dyshime për fatin e vërtetë të djemve të rinj të Maqellarës.
E konsideruar si ngushtica e vdekjes, Otranto, ka përpirë ëndrrat e qindra shqiptarëve. Kush janë fajtorët e këtyre tragjedive?
Top Channel