Gjermania do furnizohet me naftë nga Kazakistani? “Dritë jeshile për tubacionet ruse”

11/01/2023 20:04

Kërkimet për furnizime nafte e gazi kanë bërë që Europa të hedhë sytë edhe nga Kazakistani. Qeveria kazake pohoi se ka lejen të përdorë tubacionet ruse për dërgesat në kontinentin e vjetër.

E kemi marrë një konfirmim”, u shpreh ministri i energjisë Bolat Akchulatov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. Duke nisur këtë muaj, deri në 20.000 ton naftë kazake mund të pompohen në Gjermani.

Por sipas Aktchoulatov-it, do të jetë ende i nevojshëm është një autorizim zyrtar rus për të caktuar datën e saktë për fillimin e dërgesave. Nga sa pohon ai, Kazakistani mund të dërgojë 1.5 milion ton naftë bruto në Gjermani gjatë vitit, me perspektivën që ky vend t’i rrisë eksportet e tij me 6 deri në 7 milionë tonë në vit. Nafta kazake është e rëndësishme për rafinerinë e Brandenburgut në Schwedt, pasi aktualisht ajo punon me vetëm rreth 50 përqind të kapacitetit.

Në rast të shkurtimeve të mëtejshme të dërgesave, i gjithë operacioni mund të mbyllet. Deri tani, rafineria furnizohej me naftë nga Rusia përmes tubacioneve. Por Gjermania nuk ka importuar naftë ruse që nga fillimi i vitit. Pas importeve të naftës ruse me cisterna, blerja e dërgesave nga gazsjellësi i Druzhbës u ndal më 1 janar, si pjesë e sanksioneve të vendosura Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Gazsjellësi “Druzhba” , që mund të përdoret për naftën kazake, është ndërtuar nga viti 1959 deri në vitin 1964 dhe fillon nga territori rus për të arritur në Europën Perëndimore në tre seksione. Seksioni verior kalon nga Polonia në rafinerinë Schëedt në Gjermani.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA