Bordi i naftës “ka ngrirë”! Çmimi i naftës në bursa ka rënë, por në Shqipëri nuk po ulet

11/01/2023 19:44

Prej 21 ditësh Bordi i Transparencës nuk ka lëvizur çmimin e naftës me pakicë duke e fiksuar në 199 lekë/litër, ndërsa qytetarët shqiptarë po blejnë në pompa më shtrenjtë se të gjitha vendet fqinje.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë publike ku çmimet e blerjes së naftës nga bursa Platt’s, specifikisht në datat 30 Dhjetor dhe nga 3 deri në  5 Janar.

Duke përllogaritur me vetë formulën e Bordit, me një premio mbi tonin e naftës prej 30$ siç e përcakton vetë dogana dhe me marzh fitimi të fiksuar prej 15 lekë/litër, rezulton se nga 3 Janari, nafta në Shqipëri duhet të ishte nga 2 – 4 lekë/litër më lirë.

Nafta pësoi një rritje në fundvit deri në 932$ për ton,por më pas ka ardhur në rënie drastike, gjë e cila nuk është reflektuar nga Bordi as në ngritje e as në ulje.

Maqedonia fqinje në 9 Janar e uli me 2 lekë/litër naftën, ndërsa Bordi shqiptar  vazhdon ta mbajë të fiksuar.  Maqedonia ka edhe një tjetër specifikë. Në pamundësi të një autoriteti portal, nafta që në shumicën e saj importohet nga Greqia ka kosto më të larta transporti pasi kryen edhe rrugë tokësore, por kjo nuk e pengon Entin Rregullator atje që të japë verdiktin në kohë për çmimin e duhur me pakicë.

Nga vonesa e vendimmarrjes së Bordit në këto dy ditë nga janë rreth 30 mijë euro që kompanitë e naftës fitojnë në ditë në kurriz të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA