Video/ Pësoi aksident të rëndë, Sainz i kërkon pilotit ta kthejë në garë

10/01/2023 12:24

Rally Dakar nuk është për të gjithë. Faza 9-të e edicionit 2023 do të mbahet mend gjatë për skenën e pabesueshme të braktisjes dhe kthimit të Carlos Sainz pas një aksidenti të rëndë me përmbysje të makinës.

Dyshja spanjolle e pilotëve përmbysi një Audi RS Q e-tron E2 në fazat e hershme të garës, pikërisht në kilometrin e pestë. Ishte një aksident me shpejtësi të ulët, në kalimin e një dune të ulët.

Madrileni sulmoi kreshtën me shumë shpejtësi dhe u ul me hundë, duke duke përfunduar me kokë poshtë. Dy anëtarët e ekuipazhit u ngritën në këmbë dhe ishin të vetëdijshëm pas përplasjes së fortë, megjithëse aksidenti nuk ka ndodhur me shpejtësi të madhe.

 

Dëmtimi i makinës ka qenë më i rëndë nga sa dukej në pamjet e para të aksidentit, edhe pse problemi kryesor është se Sainz ka dalë nga makina i dëmtuar në gjoks dhe shpinë. Pikërisht për këtë arsye u tha se do të tërhiqej.

Piloti madrilen u transferua fillimisht në spitalin e Riadit me helikopter për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Por tri herë fituesi i Dakarit kishte tjetër mendim gjatë rrugës për në spital. Sipas raportimeve nga organizimi i garës, Sainz i kërkoi pilotit të helikopterit ta kthente në garë për të rifilluar marshimin edhe në etapën e sotme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA