SPAK, akuzë Mediut për Gërdecin “Shpërdorim detyre”! Ish-Ministri i mbrojtjes: Nuk e pranoj akuzën

10/01/2023 19:36

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Rreth orës 13.30 të kësaj të marte ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për tu njohur me 2 akuzat që rëndojnë ndaj tij shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre ne kuadrin ushtarak. Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në gjykatën kundër korrupsionit ku Mediu është i pandehur.

Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur.Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm.”– tha Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

“U ngjis nga hiçi për përpjekje e dytë, më shumë sesa e dytë, se ka disa përpjekje të tjera, dhe vijmë sot në sitën në njoftimit të akuzës, që është jo vetëm e njëjta akuzë, por dhe nga të njëjtët prokurorë. Kjo është një gjë e paparë nga ana ime e përvojës.”- tha Ardian Visha, avokat i Fatmir Mediut

Në mars të këtij viti SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Ishte po Gjykata e Lartë që në atë kohë vendosi ta dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Ndërsa Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin.

Më herët avokatët e Mediut kanë pretenduar se rihapja e dosjes gërdeci ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Çështja ndaj ish ministrit Fatmir Mediu u mbyll më 14 Shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit.

Ishin familjarë të e Edison Durdajt, 7-vjeçarit dhe një tjetri që humbi jetën gjatë shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA