OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve, spitale të mbingarkuara dhe mijëra të zhdukur
Pamje të zonave rezidenciale në Kaliforni tregonin sot shtëpi dhe automjete thuajse të mbuluara nga ujërat e përmbytjeve, teksa shteti i madh perëndimor i SHBA është përfshirë nga një seri stuhish me reshje.
Përmbytjet përfshinë dhe periferinë e Los Angeles që normalisht është një vend i thatë e me diell, ku njerëzit shqetësohen vetëm për thatësirën.
Lajmërimi i përmbytjeve u dha mbrëmjen e djeshme për rreth 8 milionë nga 10 milionë njerëz në shtetin më të populluar të SHBA.
Sot zyrtarët thanë se masa e përmbytjeve nuk është e qartë dhe urdhra evakuimi ishin lëshuar për disa zona më të prekura.
Njoftimi i djeshëm thoshte se përmbytjet mund të prekin dhe qendrën e Los Angeles, Malibu, Hollywood dhe Beverly Hills, por alarmi ishte i ekzagjeruar për këto zona.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se kishin shpetuar dy njerëz të bllokuar në automjetin e tyre në veri të Los Angeles, ndërsa aeroporti kreu një pezullim disa orësh fluturimi prej erërave të forta.
Top Channel