SHBA; Përmbytje në qytezat e Kalifornisë pas reshjeve të rënda të shirave (fotot)

10/01/2023 19:09

Pamje të zonave rezidenciale në Kaliforni tregonin sot shtëpi dhe automjete thuajse të mbuluara nga ujërat e përmbytjeve, teksa shteti i madh perëndimor i SHBA është përfshirë nga një seri stuhish me reshje.

Përmbytjet përfshinë dhe periferinë e Los Angeles që normalisht është një vend i thatë e me diell, ku njerëzit shqetësohen vetëm për thatësirën.

Lajmërimi i përmbytjeve u dha mbrëmjen e djeshme për rreth 8 milionë nga 10 milionë njerëz në shtetin më të populluar të SHBA.

Sot zyrtarët thanë se masa e përmbytjeve nuk është e qartë dhe urdhra evakuimi ishin lëshuar për disa zona më të prekura.

Njoftimi i djeshëm thoshte se përmbytjet mund të prekin dhe qendrën e Los Angeles, Malibu, Hollywood dhe Beverly Hills, por alarmi ishte i ekzagjeruar për këto zona.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se kishin shpetuar dy njerëz të bllokuar në automjetin e tyre në veri të Los Angeles, ndërsa aeroporti kreu një pezullim disa orësh fluturimi prej erërave të forta.

FOTO GALERI
1/8
Pamje të zonave rezidenciale në Kaliforni tregonin sot shtëpi dhe automjete thuajse të mbuluara nga ujërat e përmbytjeve

Top Channel