Akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit/ Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duke shtuar se Prishtina do të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë temë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerë edhe aleatët tonë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtejshëm me Serbinë”.
Kurti tha se Serbia e ka refuzuar planin e njohur si franko gjerman ndërkohë ai e cilëson atë si një bazë të mirë për diksutim
“Plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, i cili ka qenë përndryshe zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Pra ata e kanë refuzuar këtë propozim dhe tash do të duhej të gjithë të merren me ta ndërkohë që ne e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutim”.
Kryeministri i Kosovës tha më tej se agresioni ushtarak në Ukrainë ka pasur pasoja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke marrë si shembull Serbinë e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë por ka bërë marrëveshje me ta.
Top Channel