Ndeshja e parë pas sëmundjes, Haller i bën të gjithë me “krahë”

10/01/2023 21:56

Sebastian Haller i lumturoi të gjithë në radhët e Borussia Dortmund teksa u rikthye në fushë për herë të parë pas gjashtë muajve pasi ishte diagnostifikuar me tumor në testikuj.

Pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kimioterapisë, sulmuesi duket se e ka “hedhur pas krahëve” periudhën e errët dhe në minutën e 74-të trajneri Edin Terzic e aktivizoi në miqësoren përballë Fortuna Dusseldorf të cilën verdhezinjtë e fituan me rezultatin 5-1.

Haller në një intervistë të pak ditëve më parë u shpreh se është duke pritur me padurim rikthimin në kampionat për të luajtur para tifozerisë së Dortmund. Dhe, duket se dëshira do përmbushet shpejt pasi sulmuesi do të jetë në dispozicion të verdhezinjve për pjesën e dytë të sezonit me Dortmund që rikthehet në Bundeligë më datë 22 janar, aty ku pret në shtëpi Augsburgun.

Haller u transferua tek Dortmund në merkaton e verës nga Ajax-i, por për shkak të sëmundjes së keqe ende nuk ka dhënë kontributin e tij me skuadrën gjermane që aktualisht ndodhet në vend të gjashtë, nëntë pikë larg kryesuesve të Bayern Munich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA