Italiani qëllon për vdekje fqinjin shqiptar që erdhi me fadromë t’i godiste shtëpinë pas konfliktit (fotot)

10/01/2023 16:36

Fqinji i tërbuar shqiptar erdhi me ekskavator të godiste shtëpinë e italianit pas një konflikti për muzikë të lartë dhe disa mosmarrëveshjesh të tjera, por u qëllua për vdekje me pushkë shotgun.

Marrëdhënia e Sandro Mugnai me fqinjin e tij shqiptar Gezim Dodoli, ishte përkeqësuar deri në tragjedinë e të shtunës.

Dy fqinjët kishin debatuar për çështje të zhurmes, te muzikës së lartë, të erërave të këqija që dilnin nga tubat si dhe për kufijtë e saktë të tokave, njoftonin autoritetet vendase.

Sulmi ndodhi në San Polo, Arezzo, të krahinës italiane të Toskanës.

Sandro Mugnai dhe gjashtë familjarë të tij po darkonin kur dëgjuan zhurmën tmerruese të shkaktuar nga Gezim Dodoli që i afrohej shtëpisë së tyre me ekskavator.

Mugnai tha se kishte qëlluar fqinjin që të ndalonte, por ai kishte vazhduar sulmin.

Mediat vendase thanë se italiani kishte qëlluar njëherë për paralajmërim dhe më pas katër të shtëna kishin depërtuar në kabinën e drejtimit të ekskavatorit, duke lënë Dodoli të vdekur në vend.

Kova e makinerisë kishte prekur murin e shtëpisë duke dëmtuar një dritare dhe një pjesë të çatisë.

53 vjeçari Mugnai, gjendjet në paraburgim më burgun e Arezzo.

Mugnai akuzohet për vrasje por do të shpallë të drejtën të vetë-mbrotjes.

Dodoli lë prapa gruan e dy fëmijë që jetojnë në Seveso.

FOTO GALERI
3/5
Sulmi ndodhi në San Polo, Arezzo, të krahinës italiane të Toskanës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA