Fundi i një epoke, Simeone vendos të largohet nga Atletico e Madridit

10/01/2023 18:29

Kapitulli i Diego Simeones në pankinën e Atleticos së Madridit është drejt fundit, E konfirmojnë këtë gazetarët e El Chiringuitos në Spanjë, të cilët raportojnë se trajneri argjentinas ka vendosur të largohet.

Sipas medias në fjalë, S2-vjeçari Simeone ka pasur një takim me presidentin e “Los Colchoneros”, Miguel Angel Gil Marin, të cilit i ka bërë me dije se në fund të sezonit do të largohet përfundimisht nga “Ëanda Metropolitana”.

Vendimi i Simeones duket se ka ardhur pas rezultateve të dobëta që skuadra ka marrë në dy sezonet e fundit, teksa edhe në këtë aktualin, Atletico duket se nuk po arrin të konkurrojë me dyshen Barcelona e Real Madrid.

Vetë argjentinasi duket se ka kuptuar që koha e tij në Madrid ka përfunduar dhe dëshiron të largohet në kohë, për të lënë kujtime të mira, por edhe për të provuar një eksperiencë tjetër, në një tjetër kampionat.

Diego Simeone mori drejtimin e Atleticos së Madridit më 23 dhjetor të 2011-ës, duke zëvendësuar aty Gregorio Manzanon dhe që atëherë hapi një cikël mjaft të suksesshëm në klubin kryeqytetas, pasi ka sjellë trofe mjaft të rëndësishëm si dy herë titullin kampion në La Liga, dy herë Europa Leaguen, dy herë Superkupën e Europës, një herë Kupën e Mbretit, një herë Superkupën e Spanjës dhe ka dërguar dy herë skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA