Kamila zhvilloi takimin e parë jashtë studios me Viktorin, për të cilin shfaqi pëlqim që në ditët e para kur u bë pjesë e “Për’puthen”.
Viktori e ftoi konkurrenten në një darkë romantike. Takimi nisi keq, pasi Viktori i kërkoi Kamilës të ulej në prehrin e tij, ndërsa konkurrentja refuzoi dhe u mërzit nga insistimi i tij.
Por, përveç kësaj, Kamila tha se u ndje mirë dhe shijoi kohën që kaloi me djalin që ajo pëlqen. Konkurrentja i tha Viktorit se pëlqen karakterin e tij, pasi “është njeri i qeshur, i sinqertë dhe hiperaktiv”.
Të dy diskutuan dhe pëlqimet e Viktorit në program, ku konkurrenti ka shprehur pëlqim dhe për Edën, të cilën Kamila e ka mike.
Kamila i siguroi Viktorit se nuk do të lejojë qe me miken e saj të ketë debate e konflikte për shkak të tij apo të dikujt tjetër, ndërsa Viktori ishte kujdesur të përzgjidhte jo një, por disa dhurata për Kamilën.
Top Channel