Burgoset gruaja e ‘bamirësisë’ $400,000 për të pastrehun, që në fakt ishte një mashtrim (fotot)

10/01/2023 21:49

Një grua ka marrë një dënim të konsiderueshëm me burg pasi krijoi një faqe bamirësie për një burrë të pastrehë që arriti të mblidhje rreth $400 000, por në fakt ishte një mashtrim për të përfituar mbi ate qe ne dukje ishte fatkeqësia e një tjetri.

Katelyn Mclure dhe i dashuri i saj asokohe Mark D’Amico, ishin në faqe të shumta të rrjetit në 2017 për gjestin e tyre që në dukje ishte një ndihmë e sinqertë bamirësie për të pastrehun.

Çifti ngritën një faqe ‘GoFundMe’ për mbledhje fondesh nga dashamirës duke pretenduar se po mblidhnin para për të pastrehun e quajtur Johnny Bobbitt.

Me një foto të Macclure e Bobbitt, në faqe shkruhej: “Kur Kate iu mbarua benzina, Johnny i dha $20 që kishte që ajo të shkonte në shtëpi. Po tani i pastrehu do të ketë një vend për të jetuar dhe një makinë.”

Macclure pretendonte se kishte mbetur në mes të rrugës Interstate 95 në Filadelphia kur Bobbitt i erdhi në ndihmë.

Edhe pse qëllimi fillestar i iniciativës ishte të mblidheshin për veteranin ish-ushtarak vetëm $10,000, fushata u përhap shpejt duke mbledhur deri në $400,000 nga rreth 14,000 donatorë.

Por gjërat kishin ndryshuar në vitin 2018 kur Bobbitt ngriti padi ndaj çiftit nga New Jersey duke i akuzuar se i kishin dhënë vetëm $75,000 nga paratë e mbledhura.

Ata fillimisht mohuan pretendimet por autoritetet u interesuan të hetonin dhe zbuluan se të treja palët ishin përfshirë në mashtrimin e padëgjuar më parë.

Pjesë e provave ishin rreth 67,000 mesazhe teksti në lidhje me incidentin, duke përfshirë ato të Macclure që i thoshte një shoqeje: “Mirë prit tani se ajo pjesa e bllokimit në autostradë është e sajuar, por ajo me të pastrehun nuk është e tillë”.

“Duhet të sajoja diçka që të bëja njerëzit të ndjeheshin keq.”

“Historia e nxitjes së bamirësisë ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por për fat të keq e gjithë fushata ishte e parashikuar mbi një gënjeshtër”.

Në seancën e fundit të çështjes së mashtrimit, prokurorja LaChia Bradshaw njoftoi se të premten, 6 janar Macclure ishte dënuar me re vjet burg në New Jersey për pjesëmarrjen në skemën e mashtrimit.

32-vjeçarja nuk ishte në gjykatë pasi po kryen një dënim 366-ditë burg në Connecticut për rolin e saj në skemën mashtruese.

Gjykatësi Garrenger vendosi se ish-punonjësja e sistemit të transportit nuk mund të mbajë më poste në administratën publike.

Ndërsa për ish të dashurin e saj D’Amico, prokurori tha se 43-vjeçari ishte tashmë i dënuar me pesë vjet në një burg të New Jersey pas pranimit të akuzave në 2019 për ‘abuzim me pronën e lënë në mirëbesim’.

Në një kohë kur të gjithë besonin se Bobbitt ishte i pafajshëm në të gjithë këtë, hetimet treguan se dhe ai ishte pjesë e skemës.

“I pastrehu” është dënuar me tre vjet liri me kusht dhe u urdhërua të paguajë $25,000 dëme.

Prokurori Bradshaw tha: “Ky dënim mbyll një çështje mashtrimi ndaj më shumë se 14 000 donatorëve ,që nga keqardhja dhe simpatia për të tjerët reaguan për të ndihmuar dikë që besonin se ishte vërtet në nevojë”.

“Teksa shpresojmë për një botë më të mirë me vitin e ri, ne besojmë që hetime si ky të dekurajojnë individët të kërkojnë ndihmë në vende të gabuara ose të japin ndihmën e tyre në vende të gabuara”.

FOTO GALERI
2/3
Çifti ngritën një faqe ‘GoFundMe’ për mbledhje fondesh nga dashamirës duke pretenduar se po mblidhnin para për të pastrehun e quajtur Johnny Bobbitt.

Top Channel