Befason raporti i OKB-së: Shtresa e ozonit po ripërtërihet, ndikoi ndalimi i kimikateve!

10/01/2023 09:01

Politikat në mbrojtjes të mjedisit kanë dhënë fryte, të paktën këtë duket synon të tregojë raporti i fundit i OKB-së, sipas të cilit shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet dhe me ketë ritëm, vrima mbi Antarktidë do të mbyllet plotësisht në gati 43 vjet.

Ky vlerësim shkencor, i realizuar një herë në katër vjet, konsiderohet shpresëdhënës.

Më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës, dhe dëmtimin e të korrave, ai tregon se përpjekjet nuk kanë qenë të kota.

“Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen,” tha Paul Newman, bashkëautor i vlerësimit shkencor.

Përparimi është i ngadaltë, sipas raportit të paraqitur në konventën e Shoqatës Amerikane Meteorologjike në Denver.

Sasia mesatare globale e ozonit prej 30 kilometrash e lartë në atmosferë nuk do të kthehet në nivelet para rrallimit në vitet 1980 deri në vitin 2040, thuhet në raport. Dhe nuk do të kthehet në normalitet në Arktik deri në vitin 2045, Antarktida, ku shtresa është aq e hollë sa që ka një vrimë gjigante, nuk do të rregullohet plotësisht deri në vitin 2066, megjithatë është një hap përpara.

Shkencëtarët dhe mbrojtësit e mjedisit në të gjithë botën kanë përshëndetur prej kohësh përpjekjet për të riparuar vrimën e ozonit – që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të vitit 1987, e quajtur Protokolli i Montrealit që ndalonte një grup kimikatesh të përdorura shpesh në frigoriferë – si një nga fitoret më të mëdha ekologjike për njerëzimin.

Shenjat e para të përmirësimit u raportuan përpara katër vjetësh, ndërkohë që aktualisht, dy kimikatet kryesore që dëmtonin ozonin, klori dhe bromi, janë aktualisht në nivelet më të ulëta në atmosphere.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA