Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Jens Stoltenberg ka nënshkruar sot deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.

Deklarata që u nënshkrua në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve.

Sipas Stoltenberg, deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, sidomos pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Presidenti Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi. Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës”, theksoi Stoltenberg.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.

“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA