Vatikani rihap çështjen 40-vjeçare të zhdukjes së 15 vjeçares në Romë në 1983 mes akuzave të trafikut të fëmijëve (fotot)

09/01/2023 21:13

Zyrtarët e Vatikanit kanë thanë se po rihapin hetimin për zhdukjen e mistershme të adoleshentes në qytet, që shokoi papatin dhe Italinë 40 vjet më parë.

15 vjeçarja Emanuela Orlandi u zhduk në Romë në 1983 dhe nuk ka pasur gjurmë të saj prej atëherë.

Prokurori i Vatikanit, Alessandro Diddi do të drejtojë hetimet mbi dosjet e vjetra duke folur përsëri me dëshmitarët edhe pse shumë prej tyre kanë vdekur, ndërsa ai kryesor, vëllai i  Emanuelas, Pietro është ende gjallë dhe një nga aktivistët kryesorë të drejtësisë per ceshtjen.

Emanuela ishte bija e një punonjësi të Vatikanit dhe u zhduk në rrugë teksa shkonte në një leksion muzike. Prej kohësh mungesa e zhvillimeve mbi cështjen ka ngritur dyshime se Vatikani di më shumë për cështjen por ka zgjedhur të heshtë.

Një teori e avancuar në 2012 nga një ekzorcist, është se ajo është rrëmbyer nga një anëtar i policisë së Vatikanit për t’u përdorur si skllave seksuale ose rituale satanike dhe më pas është vrarë.

Të tjerë thonë se ka një lidhje mes Enrico De Pedis, një gangster i varrosur në bazilikën e Romës, pjesë e bandës kriminale të Magliana.

Vitin e kaluar një dëshmitar ish-gangster ka thënë se djali i tij dhe De Pedis kanë folur në polici për çështjen.

Sarnataro dhe i biri Marco, të dy anëtarë bande, kanë pranuar se ishin pjesë e një operacioni për rrëmbimin e Orlandi sipas urdhërave të De Pedis – i cili ishte gjithashtu anëtar i grupit radikal fetar Opus Dei, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Sarnataro ka thënë se Marco u urdhërua nga De Pedis të ndiqte adoleshenten para se ai dhe dy të tjerë ta rrëmbenin në një BMË në zonën jugore EUR të Romës, për ta dorëzuar te një tjetër shef i mafias.

Tetorin që shkoi ngjarja ishte subjekt i një seriali amerikan të quajtur “Zhdukja e Emanuela Orlandi.”

Tre javë më parë senatori italian Carlo Calenda kërkoi rihapjen e hetimeve dhe dorëzimin nga Vatikani të çdo dokumenti mbi zhdukjen e Orlandi, duke thënë se pretendimi i vjetër i paditurisë “nuk është më i besueshëm”.

“Ne jemi një komb i madh laik që e trajton Vatikanin me respekt, por kjo cështje nuk mund të konsiderohet e mbyllur”, tha ai.

Në korrik 2019 u hapën dy varre në Varrezën Teutonike të Vatikanit në kërkim të trupit të  Orlandi por u gjetën të zbrazura.

Spekulimet për zhdukjen e Orlandi dhe një vajze tjetër 15-vjecare gjithashtu në verën e 1983, nuk janë harruar nga ndërgjegjia publike.

Në nëntor 2018 prokurorët në Romë gjetën kocka njerëzore në një aneks të Vatikanit por që nuk i përkisnin as Orlandi dhe as vajzës tjetër Mirella Gregori të zhdukur disa muaj para Orlandi.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA