Dhjetra njerëz demonstruan jashtë një burgu në Iran gjatë natës mes raporteve që autoritetet po përgatiteshin të ekzekutonin dy protestues të tjerë antiqeveritar.
Aktivistët e opozitës postuan video që shfaqnin njerëz duke brohoritur me parrulla përpara burgut Rajai Shahr në qytetin e Karaj, duke paralajmëruar autoritetet që të mos vazhdojnë me ekzekutimet.
About an hour ago, in front of Rajai Shahr Prison to save the lives of #MohamadBroghani and #MohammadGhobadlu
“Until Mullahs are removed,
This motherland will not be ours”pic.twitter.com/JjEcJcgfR9— 1500tasvir_en (@1500tasvir_en) January 9, 2023
Thirrjet përfshinin “Unë do të vras kush ka vrarë vëllain tim” dhe “Ky është paralajmërimi i fundit. Nëse i ekzekutoni, do të ketë një kryengritje/revoltë”.
Dy protestues u varën të shtunën për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake. Të dy e mohuan akuzën dhe thanë se ishin torturuar.
Ata ishin personi i tretë dhe i katërt që u ekzekutuan në lidhje me protestat që shpërthyen në shtator pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar nga policia e moralit për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.
Autoritetet i kanë portretizuar ato si “trazira” dhe janë përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA) deri më tani, të paktën 519 protestues dhe 68 personel sigurie janë vrarë në trazira. Gjithashtu 19,290 protestues të tjerë janë arrestuar dhe se 111 prej tyre besohet se janë nën kërcënimin e një dënimi me vdekje, pasi janë dënuar ose akuzuar për vepra penale.
Top Channel