Harry pretendon se lidhjet me median e bënë Camilla-n ‘të rrezikshme’.

Princi Harry ka thënë se gruaja e babait të tij Mbretit Charls, Camilla, ka krijuar lidhje me shtypin britanik për të rehabilituar imazhin e saj pasi u martua me familjen mbretërore në 2005,  gjë që e alarmoi atë duke pasur parasysh mosbesimin e tij ndaj medias.

Në një intervistë me CBS, e cila u transmetua disa orë pas intervistës së tij në ITV dhe përpara publikimit zyrtar të kujtimeve të tij Spare, ai përshkruan se si besonte se kjo e bënte Camilla, e cila tani është bashkëshortja e Mbretit, “të rrezikshme”.

“Kam dhembshuri për të si personi i tretë në martesën e prindërve të mi”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se nuk kishin folur për një kohë të gjatë, por ai nuk e mendonte atë si një “njerkë e keqe”.

“Ajo kishte një reputacion dhe një imazh për t’u rehabilituar. Dhe çfarëdo bisede ndodhi, çfarëdo marrëveshje apo tregtimi që u bë që në fillim, ajo u drejtua të besonte se kjo do të ishte mënyra më e mirë për ta bërë këtë”, shtoi Harry.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA