Bota pa dje skena kaotike nga Brazili, ndërsa perëndimi dhe SHBA e quajti një goditje ndaj demokracisë pushtimin e kongresit të Brazilit, gjykatës së lartë dhe presidencë nga mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.
Mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Protestuesit të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, thyen çfarë iu doli, dhe vodhën Kushtetutën origjinale të vendit të vitit 1988, ndërsa forcat masive të policisë iu përgjigjen më kot me gaz lotsjellës.
Deri më tani , pasi turma u shpërnda më në fund, autoritet kanë arrestuar 400 persona ndërsa kanë nisur hetimet për mësymjen e paprecedentë.
Presidenti Lula premtoi një ndëshkim të ashpër për të gjithë ata që qëndrojnë pas ngjarjes, ndërsa gjykata e lartë nxitoi të shkarkonte guvernatorin e vendit.
Protestuesit kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Lula mundi kundërshtarin e tij Bolsonaro.
Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Ai u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.
Top Channel