Ndihmoi një turke të kalonte kufirin, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

09/01/2023 14:47
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar, shtetas zvicerian, me kombësi shqiptare, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka ndihmuar të kalojë jashtë kufirit shqiptar një shtetase turke.

Duke përfituar nga fluksi në dalje i ditëve të fundit në portin detar të Durrësit i riu, Basri J. ka ndihmuar të kalojë kufirin një shtetase turke 41-vjeçare. Ai e ka pajisur atë me dokumenta identifikuese zvicerane, pasaportë dhe kartë identiteti.

Në dokumenta është ndryshuar emri dhe mosha e shtetases turke, gjë që ka tërhequr vëmendjen e kontrollorëve të policisë natën e kaluar. Pas hetimeve të para, ditën e hënë është bërë arrestimi i të riut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA