Një 67-vjeçar nga Durrësi u aksidentua paraditen e sotme në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, rreth orës 10:30 të së hënës, te rruga e re, paralel me rrugën e portit.
Një mjet i drejtuar nga një 37-vjeçar me banim në Kosovë ka aksidentuar rëndë shtetasin Anton B. Banor i lagjes ku ndodhi aksidenti, ai ka qenë duke ecur kur është goditur nga mjeti. Pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të Durrësit, i plagosuri është dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Një tjetër aksident automobilistik ndodhi në të njëjtën rrugë një ditë më parë, të dielën ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i plagosur një burrë rreth të 60-ve i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit një 34-vjeçar nga Tirana.
Top Channel