Akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit/ Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin
Një autobus me emigrantë nga Kosova që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë mbrëmjen e së shtunës në Serbi.
Fatmirësisht të gjithë udhëtarët që ishin në autobus nuk pësuan lëndime, ndërsa pas incidentit autobusi vazhdoi me itenerarin e tij.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Krushevc.
Nga fotot e para nga incidenti duket se është sulmuar me gurë pjesa e përparme e autobusit duke thyer xhamin.
Autoritet thonë se janë duke e hetuar ngjarjen, por ende nuk kanë detaje se kush qëndron pas sulmit.
Ndërkohë ky incident vjen pas ditësh të tëra tensione në veriun e Kosovës, ku serbët lokale ngritën barrikada pas arrestimit të ish zyrtarit policor Dejan Pantiç.
Barrikadat u hoqën kur Pantic u vendos në arrest shtëpie, por klima e tensioneve ne veri nuk duket se është zbutur.
Top Channel