Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se armëpushimi rus nuk u zbatua në vende si Bakhmut, dhe i ka quajtur fjalët e Moskës “të rreme”.
Ai tha se u konfirmua edhe një herë se vetëm dëbimi i pushtuesve rusë nga toka ukrainase do të nënkuptojë rivendosjen e heshtjes.
“Sot bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte se sa të rreme janë çdo fjalë e çdo niveli që vjen nga Moska. Ata thanë diçka për një armëpushim të pretenduar. Por realiteti është se predhat ruse goditën përsëri Bakhmutin dhe pozicionet e tjera ukrainase. Është konfirmuar edhe një herë: vetëm dëbimi i pushtuesve rusë nga toka ukrainase dhe eliminimi i çdo mundësie për Rusinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe mbarë Evropën do të nënkuptojë rivendosjen e heshtjes, sigurisë dhe paqes.”– tha Zelensky
Top Channel