Vladimir Putin mori pjesë i vetëm në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse.

Presidenti rus zgjodhi ta kremtonte këtë moment brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike. Agjencia ruse e lajmeve RIA thotë se kjo ishte hera e parë që Putini i shënon Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.

Televizioni shtetëror tregoi pamje të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore. Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar.

Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra pjestarë të tjerë, kujton Reuters, i  kremtoi vetëm Krishtlindjet edhe vitin e kaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo-Ogaryovo pranë Moskës.Ndërsa ne  2021, mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.

Kisha Ortodokse Ruse mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku Kirill i Moskës së fundi u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve, dhe e kritikoi Kievin për goditjen e një dege të kishës ortodokse me lidhje të gjata me Rusinë.

Top Channel