“Pastruesja hajdute” bën kërdinë në shtëpinë që mirëmbante/ Vjedh bashkë me të birin para dhe sende me vlerë 120 mijë euro

07/01/2023 10:41
Paratë dhe sendet e sekuestruara nga policia

Nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të shtunë, pasi kanë vjedhur para dhe sende në vlerë totale 120 mijë euro.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inside” u arrestua Rozeta Dobi 49 vjeç dhe Havier Dobi 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë si aksesorë floriri, 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Nga provat e siguruara rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja 49-vjeçarja ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, në bashkëpunim me djalin e saj kanë vjedhur në këtë banesë shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale rreth 120 mijë euro.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive. Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj. Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Inside”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë. Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet procedurale për dy të arrestuarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

FOTO GALERI
3/3
Paratë dhe sendet e sekuestruara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA