Një vajzë e re ka humbur jetën dhe 35 pasagjerë raportohet se janë lënduar për përplasjes së dy trenave nëntokësorë sot në kryeqytetin e Meksikës.
Përplasja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, siç njoftonte kryebashkiakja Claudia Sheinbaum, për përplasjen e dy trenave të metrosë Line 3 mes stacioneve të Potrero e La Raza.
Kreu i sigurisë së qytetit Omar Garcia konfirmoi se një vajzë kishte humbur jetën.
Mediat vendase thonin se rreth 35 njerëz ishin plagosur ndërsa mediat tregonin pamje të pasagjerëve që ndihmoheshin nga grupe para-mjekësore dhe ambulanca jashtë stacionit.
Garcia shtoi se shumica e të plagosurve nuk ishin në gjendje të rëndë.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.
Aksidenti i rëndë vjen pas atij të vitit 2021, kur një pjesë më e ngritur të metrosë së Mexico City u shemb duke vrarë 26 vetë e duke plagosur rreth 100.
Metroja e Mexico City është hapur në vitin 1969 dhe mbulon rreth 180 km, me 195 stacione e 12 linja të ndryshme.
Top Channel