Familjarët e nënës së një djali pesë-vjeçar nga Hull në veri të Britanisë, kanë folur dje për dhimbjen e vdekjes së saj të papritur e të pashpjeguar, disa ditë pas fejesës.
Kirsty Cracknell vdiq të dielën më 11 dhjetor, dy ditë pas ditëlindjes së saj të 31-të, kur dhe partneri saj i kishte kërkuar dorën për martesë.
Tragjikisht ajo që duhet të kishte qenë një kohë e bukur dhe e gëzueshme, i solli vdekjen e papritur teksa kthehej në shtëpi në lindje të Hull. Vëllai i saj Craig tregon sesi vdekja e papritur e gruas preku familjen.
“Asnjë nuk e priste, ishte e vështirë, ne në familja besonim se asnjë prind nuk duhet asnjë herë të varrosë fëmijën e tij, prandaj asnjë prej nesh nuk është më ai që ishte më parë”.
Rich Anderson, një mik i familjes, ngriti një faqe të mbledhjes së fondeve për të ndihmuar me funeralin, pas vdekjes së papritur të Kirsty.
Duke folur për djalin e Kirsty, ai shtonte: “Ai është vetëm pesë vjeç dhe nuk e di çfarë po ndodh, di vetëm që mamaja e tij nuk është më”.
Rich tha se Kirsty kishte një sens inteligjent humori dhe pëlqente sportet si regbia. Ende asnjë shpjegim nuk është dhënë për vdekjen e saj nga autoritetet.
Organizimi i funeralit të Kirsty ende vijon ndërsa apeli për ndihmë për të ndjerën dhe fënijën e saj vijojnë në rrjet Go Fund Me page.
Top Channel