Në diskutim kufiri tokësor! Ministrja e jashtme: Pjesë e diskutimeve dhe piramidat mes dy shteteve

07/01/2023 19:40

Përpjekjet  me palën greke nuk po bëhen vetëm për caktimin e kufirit detar, por edhe tokësor. Në konferencën e parë për 2023 ministrja e Jashtme Olta Xhaçka konfirmoi se pjesë e diskutimeve janë edhe piramidat kufitare që ndajnë Shqipërinë me Greqinë.

“Kemi punuar dhe kemi përfunduar  dhe janë për tu ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin për mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare. Do duhet të kërkojmë edhe plotfuqinë  e  presidentit për tu ulur në tryezën teknike . Te dyja palët kanë rënë dakord për ta referuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.”- tha Olta Xhaçka.

Para se te mbërrijë ne dyert e Hagës, Shqipëria do  kërkojë autorizimin e kreut te shtetit  për ngritjen e grupit  negociator. Diplomacia shqiptare  është e mendimit se gjetja  e zgjidhjeve me shtetin grek, sidomos ajo për abrogimit të ligjit të luftës, do të sillte benefite për shqiptarët e Çamërisë, megjithëse ministrja  e Jashtme shmangu referencat me emër.

“Nuk behet fjale vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por edhe për çështje të tjera të trashëguara siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj i luftës dhe rrjedhimisht edhe efektet juridike që rrjedhin prej tij sa i takon te drejtave të pronësisë.”- tha Olta Xhaçka.

Negociatat  për çështjet  e hapura me shtetin fqinj,  duket të jenë po aq  të vështira sa përmbushja e kushteve për Integrimin në  Bashkimin Evropian,  për të cilën përpara kamerave doli të flasë edhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

“Shprese që grupi i parë i kapitujve të  hapet fund 2023 fillim 2024”- tha Dhuka 

Nëse ëndrra e shqiptarëve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian,  një dashuri po  kaq të madhe shqiptarët  kanë edhe për Amerikën ku përfaqësuesja e saj ne Shqipëri duket të jetë në një marrëdhënie të ftohtë me ekzekutivin shqiptar  në përfundim të mandatit te saj.

“Ne i vumë kapak trillimeve, nuk komentuam as procedurën e zëvendësimit dhe as emrat konkret, kaq.”- tha Olta Xhaçka.

Teksa pret që Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit për mandatin e saj, Ministrja Xhaçka e përjashtoi dorëheqjen si opsion.

Top Channel