Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Gjashtë gazetarë raportohet se janë arrestuar dje pas publikimit të pamjeve kur duket se presidenti Sudanit të Jugut, Salva Kiir kishte lagur veten duke urinuar, njoftonin grupet e mediave.
Në dhjetor një video u shpërnda në media ku dukej Kiir urinonte në vete, teksa luhej himni kombëtar në një ceremoni zyrtare.
Kësaj jave gjashtë anëtarë të televizionit publik u ndaluan në lidhje me çështjen.
Komiteti rajonal afrikan i mbrojtjes së gazetarëve ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
Patrick Oyet, president i sindikatës së gazetarëve tha për agjencinë Reuters se gazetarët u arrestuan sepse “dyshohet se kishin njohuri për videon e publikuar të presidentit të urinonte në pantallona”.
Pamjet e filmuara gjatë një eventi zyrtar tregojnë presidentin Salva Kiir duke qëndruar në këmbë për himnin kombëtar, fillimisht pa e kuptuar se urina i binte duke lagur pantallonat e duke formuar një pellg në këmbët e tij. Kamera më pas largon pamjen prej tij teksa të tjerë zyrtarë kuptojnë atë që po ndodh.
Video u shpërnda gjerësisht muajin e kalaur duke ngritur dyshime për aftësinë e 71 vjeçarit për të drejtuar vendin e përfshirë nga konflikti, uria e kriza ekonomike.
Por nisi gjithashtu debatin e etikës për postimin e pamjeve në rrjetet sociale dhe mungesën e respektit për liderin.
Grupi televiziv i Sudanit të Jugut (SSBC) thotë se pamjet nuk janë publikuar kurrë.
Por arrestimet vijnë për një serie “ndalimesh arbitrare të autoriteteve të sigurisë, sa herë që autoritetet në pushtet e konsiderojnë të pafavorshëm mbulimin e ngjarjeve në vend”, sipas Muthoki Mumo, përfaqësues i grupit të gazetarëve për vendet e Afrikës nën-Sahariane.
Ndërsa ministri vendas i informacionit Michael Makuei tha sot për Zërin e Amerikës se njerëzit duhet të presin ende për të mësuar akuzat e arrestimit të gazetarëve.
Grupet e gazetarëve dhe të të drejtave kanë bërë edhe më parë thirrje që autoritetet të ndalojnë ngacmimet apo kërcënimet ndaj gazetarëve.
Sudani i Jugut është shteti më i ri i Afrikës dhe Kiir u bë presidenti tij i parë në vitin 2011.
Prej atëherë vendi vijon të përfshihet nga kriza ekonomike e politike, konflikt katastrofa natyrore e konflikt.
Top Channel