Arrestohen publikuesit e videos ku presidenti ‘e bën në pantallona’ gjatë ceremonisë (fotot)

07/01/2023 16:36

Gjashtë gazetarë raportohet se janë arrestuar dje pas publikimit të pamjeve kur duket se presidenti Sudanit të Jugut, Salva Kiir kishte lagur veten duke urinuar, njoftonin grupet e mediave.

Në dhjetor një video u shpërnda në media ku dukej Kiir urinonte në vete, teksa luhej himni kombëtar në një ceremoni zyrtare.

Kësaj jave gjashtë anëtarë të televizionit publik u ndaluan në lidhje me çështjen.

Komiteti rajonal afrikan i mbrojtjes së gazetarëve ka bërë thirrje për lirimin e tyre.

Patrick Oyet, president i sindikatës së gazetarëve tha për agjencinë Reuters se gazetarët u arrestuan sepse “dyshohet se kishin njohuri për videon e publikuar të presidentit të urinonte në pantallona”.

Pamjet e filmuara gjatë një eventi zyrtar tregojnë presidentin Salva Kiir duke qëndruar në këmbë për himnin kombëtar, fillimisht pa e kuptuar se urina i binte duke lagur pantallonat e duke formuar një pellg në këmbët e tij. Kamera më pas largon pamjen prej tij teksa të tjerë zyrtarë kuptojnë atë që po ndodh.

Video u shpërnda gjerësisht muajin e kalaur duke ngritur dyshime për aftësinë e 71 vjeçarit për të drejtuar vendin e përfshirë nga konflikti, uria e kriza ekonomike.

Por nisi gjithashtu debatin e etikës për postimin e pamjeve në rrjetet sociale dhe mungesën e respektit për liderin.

Grupi televiziv i Sudanit të Jugut (SSBC) thotë se pamjet nuk janë publikuar kurrë.

Por arrestimet vijnë për një serie “ndalimesh arbitrare të autoriteteve të sigurisë, sa herë që autoritetet në pushtet e konsiderojnë të pafavorshëm mbulimin e ngjarjeve në vend”, sipas  Muthoki Mumo, përfaqësues i grupit të gazetarëve për vendet e Afrikës nën-Sahariane.

Ndërsa ministri vendas i informacionit Michael Makuei tha sot për Zërin e Amerikës se njerëzit duhet të presin ende për të mësuar akuzat e arrestimit të gazetarëve.

Grupet e gazetarëve dhe të të drejtave kanë bërë edhe më parë thirrje që autoritetet të ndalojnë ngacmimet apo kërcënimet ndaj gazetarëve.

Sudani i Jugut është shteti më i ri i Afrikës dhe Kiir u bë presidenti tij i parë në vitin 2011.

Prej atëherë vendi vijon të përfshihet nga kriza ekonomike e politike, konflikt katastrofa natyrore e konflikt.

FOTO GALERI
1/4
Pamjet e urinimit kane bere xhiron e rrjetit

Top Channel