Tregu i ri i Farkës, Rama: Shkurton kostot financiare për fermerët dhe konsumatorët
06/01/2023 08:51
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga tregu publik i ri i Farkës në Tiranë, i cili është drejt përfundimit.
Në rrjetet sociale Rama shkruan se ky treg do të shkurtojë kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët.
Ky treg i shtohet zinxhirit të tregjeve të Korçës, Bulqizës, Vaut të Dejës dhe Belshit.
“Mirëmëngjes! Dhe me tregun e ri publik të Farkës që i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama
Top Channel