Talibanët akuzojnë Princin Harry për krime lufte pas pranimit se ‘ka vrarë 25 vetë’ gjatë shërbimit në Afganistan (fotot)

06/01/2023 16:57

Duke reaguar ndaj pohimeve në librin e pritur të kujtimeve të Princit britanik Harry ku ai pranon se ka vrarë 25 luftëtarë, lideri vendas Anas Haqqani tha se të vrarët “nuk ishin gurë shahu por njerëz që kishin familje që i prisnin në shtëpi”.

Në librin e shumë-reklamuar të princit Harry ai shkruan mes të tjerash sesi “shkatërronte militantët armiq”, gjatë gjashtë misioneve që ka kryer atje.

Duke kujtuar vrasjet princi pranon se nuk i konsideronte ato njerëz, por si “gurë shahu”  që duheshin eliminuar nga fusha e lojës, teksa ka shërbyer me ushtrinë në linjën e betejës në Helman si dhe si pilot dhe mitralier i helikoperëve Apache.

Në përgjigje të pohimeve të papritura të princit, luftëtari i vjetër taliban Anas Haqqani tha në një koment: “Zoti Harry! Ato që ti ke vrarë nuk ishin gurë shahu, ishin njerëz, ata kishin familje që i prisnin të ktheheshin në shtëpi.”

“Mes vrasësve të afganëve, jo shumë kanë pasur guximin të tregojnë për krimet e luftës që kanë kryer”.

Princi ka thënë se ka vrarë 25 luftëtarë dhe se ‘nuk i konsideronte ata njerëz’ teksa i shënjestronte me mitralozin e helikopterit.

Ai shton: “Nuk është diçka që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vjen turp.”

Një tjetër komandant taliban Molavi Agha Gol, 32 vjeç, gjithashtu dënonte princin duke thënë se “ka nevojë për doktor” dhe se libri i tij ka si mision vetëm të tërheqë vëmendjen.

“Muxhahedinët, të cilët princi quan ‘gurë shahu’ tani janë fitimtarë”, tha Gol, i cili teksa fliste nga qyteza kufitare me Iranin, Islam Qala, tha për rrjetin MailOnline: “Ne jemi këtu në pushet kurse ai ka ikur nga pallati gjyshes, është vetëm një humbës llafazan që kërkon të tërheqë vëmendjen”.

“Nuk e besoj dot atë që thotë muxhahedinët, ai është një frikacak që nuk dilte në betejë. Ne e përzumë ushtrinë e vendit të tij dhe ai nuk duhet të jetë fare krenar për këtë”.

“Nuk e besoj dot këtë që tregojnë këta të mbaruar, shoh vetëm lajme për të në gazeta prandaj mendoj se ka nevojë për një doktor”.

Akuzat e krimeve të luftës janë vetëm një nga konfliktet që po dalin nga libri i Harry, i cili akuzohet gjithashtu për shkelje të kodeve ushtarake.

Gjenerali i vjetër britanik Chip Chapman, e quante Harry dhe atë që ka shkruar librin për të, “të paditur e naivë”.

Pas eksperiencës vet në shkrimin e një libri Chapman shpejgonte se ata duhet të informohen për librin e etikës së ushtrisë mbi të dhënat e viktimave dhe forcave speciale ushtarake.

“Ai thotë se kërkon privatësi e siguri, kurse tani i hapet çdo xhihadisti e të çmenduri që ekziston,” tha gjenerali për rrjetin Times Radio.

Chapman thotë se e urren “mentalitetin e numrit të të vrarëve në ushtrisë” ndërsa quante pretendimin e Harry për 25 të vrarë si “pak qesharak”.

FOTO GALERI
3/3
Patrulle talibane ne Kabul

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA