Kjo është një dietë e thjeshtë, e shëndetshme dhe mbi të gjitha e pasur në vlera.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të shfrytëzoni kastravecin për të humbur disa kilogramë në një hark kohor prej 14 ditësh.

Si Të Humbisni Në Peshë Me Dietën e Kastravevcit.

Për këtë regjim ushqimor ju duhet të hani:

2 patate të ziera ose tre feta bukë me drith të plotë.

300 gramë fruta të freskëta

150 gramë peshk ton pa yndyrë dhe 2 vezë të ziera

Të konsumoni më shumë çaj dhe kafe pa sheqer.

Mes vakteve duhet të konsumoni lëngje të kastravecit ose shumë kastravecë.

Në fakt sasia e rekomanduar ditore e kastravecit është e palimituar sepse kastraveci ka aftësi ngopëse dhe hidratuese.

Menuja e Ditës së Parë të Dietës.

Në mëngjes mund të hani dy vezë të ziera fort dhe një sallatë me kastravec.

Mes vakteve mund të hani një pjeshkë, ose 5 kumbulla ose një mollë të madhe.

Në vaktin e drekës mund të hani një fetë bukë me drith të plotë të thekur dhe një sallatë me kastravec.

Mes vakteve mund të pini lëng kastraveci.

Këtë lëng mund ta përgatisni duke përzier në mikser 400 gramë kastravec, një filxhan me kos, një qepë dhe kripë.

Një recetë tjetër e lëngut të kastravecit është që të kaloni në mikser një grusht spinaq, një kastravec, një mollë, pak henxhefil dhe 20 gramë arra ose bajame.

Lëngun mund ta hidhni në një gotë të madhe dhe ta pini menjëherë që të përfitoni vlerat më të mira të produkteve.

Kjo pije është shumë e pasur me vitaminat K, B, A, C dhe E.

Ky regjim ushqimor mund të jetë i përsëritur por në 14 ditë ju mund të përvetësoni një rutinë të shëndetshme ushqyerje.

Nëse kryeni edhe aktivitet fizik do të përshpejtoni rënien nga pesha. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA