
23/02 23:03
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj këtë të premte.
Rama shkruan se takimi u zhvillua për ta informuar kreun e shtetit mbi cështjet kryesore të këtij viti siç është mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimi i ambasadorëve.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”,- shkruan Rama në rrjetet sociale bashkëngjitur me foton pas takimit.
Top Channel