Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dënoi sulmin me armë ndaj një të riu dhe një të mituri në Shtërpcë të Kosovës.

Përmes një postimi Wigemark ka thënë se EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”.

“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.

“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, thuhet në postimin e shefit të misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark në Tëitter.

Kujtojmë se një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Top Channel