Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për ‘pastrim parash’, në kuadër të grupit kriminal.
Ish-truproja i Rezelart Taçit kërkoi masë më të butë sigurie. Nëpërmjet mbrojtjes, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.
Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por kërkesa e tij u rrëzua nga Apeli i GJKKO.
Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarburve Rezart Taçi, disa javë më parë u morën të pandehur pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë. Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit.
Top Channel