Plagosja e një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe, nga një anëtar i forcave të sigurisë së Kosovës ka sjellë bllokimin e rrugës Prevallë-Shtërpcë nga anëtarët e këtij komuniteti dhe dënimin e ngjarjes nga ndërkombëtarët.

33-vjecari ka qëlluar nga një makinë në lëvizje,  dhe pak orë më pas nga ngjarja është arrestuar nga policia e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja osmani kanë dënuar rastin duke thënë se “Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë dhe që autori të vihet sa më parë përballë drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë  kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç  nxitoi të thoshte se “serbët nuk janë të sigurt në Kosovë” edhe “gjatë vigjiljes së Krishtlindjes Ortodokse”.

“Dënoj fuqishëm këtë krim të lig dhe kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar që të veprojë menjëherë për të sjellë para drejtësisë keqbërësin. ‘

Ngjarjes i kanë bërë jehonë edhe ndërkombëtarët që kërkojnë hetim të plotë ngjarjes.

Policia e Kosovës, gjithashtu ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë dërguar me ambulancë në Graçanicë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel