Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe historike është në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim në Instagram.
Sipas kreut të qeverisë, 72% më shumë francezë vizituan Shqipërinë në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.
“2023 na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze. Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone.72% më shumë vizitorë francezë mikpritëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021”, shkruan Rama.
View this post on Instagram
Top Channel