10/01 17:33
Prestigjiozja “Marca” shkruan këtë të enjte se Cristiano Ronaldo dëshiron të marrë bashkëkombësin e tij, Pepe, tek Al Nassr.
Gazeta spanjolle thekson se sulmuesi ka sugjeruar afrimin e qendërmbrojtësit 39-vjeçar në bisedat e para që ka pasur me drejtuesit sauditë.
Al Nassr synon të përforcojë skuadrën me emra të mëdhenj, pasi tashmë është thënë në shtypin ndërkombëtar se sauditët u përpoqën të nënshkruanin Sergio Ramosin dhe Modricin, për koincidencë ose jo të gjithë ish-shokë skuadre me Cristiano Ronaldon te Reali i Madridit.
Duhet theksuar se Pepe, që është në fund të kontratës së tij me Porton, ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me CR7.
Top Channel