Premtimi i Sunak për emigracionin/ Kryeministri anglez prezanton planin me 5 pika deri në vitin 2024

05/01/2023 15:26

Që në muajin dhjetor kur njoftoi planin pesë pikësh të emigracionit dihej që deri në zgjedhjet e reja të 2024 për Rishi Sunak dhe konservatorët, emigracioni do ishte një prioritet.

Deputetët e tij e kanë ngritur si shqetësim, sipas elektoratit te tyre, por edhe frikës së humbjes në zgjedhje. Por i vetëdijshëm për sfidat e mëdha ligjore që fillojnë javën e ardhshme për politikat dhe legjislacionin, kryeministri ishte i përmbajtur në përcaktimin e objektivave edhe pse u pyet nga gazetarët. Për Shqipërinë, ai tha se “marrëveshja e re do na mundësojë rikthimin e më shumë emigrantëve që kanë ardhur në Britani”.

Sfida e kryeministrit është se më e vështirë është të miratosh ligje që funksionojnë në terren sesa ti miratosh ato kur ke shumicë parlamentare. Ndërkohë, kanë filluar të dalin indikacione se edhe sikur shqiptaret të mos mund të vijnë në ato numra si gjatë verës së kaluar, kalimet ilegale me gomone do të vazhdojnë me emigrantë nga kombësi të tjera. Sipas medias, autoritetet britanike interceptojnë telefonat shqiptarë në veri të Francës, ndaj dhe ka pasur me pak shqiptarë të pranishëm nëpër gomone në kalimet në muajt e fundit. Muajit e ardhshëm do të jenë prova e së vërtetës së ligjeve të reja të cilat do të sfidohen nëpër gjykata, por edhe marrëveshjeve si me Francën ashtu edhe Shqipërinë, për kalimet ilegale ne La Mansh, kalime të cilat ende vazhdojnë edhe pse në numra shume më të vegjël, ndoshta edhe për shkak të motit në muajt e dimrit apo edhe efektivitetit të bashkëpunimin me Francën.

Gjasat janë se numri i dosjeve të pashqyrtuara do të ulet pasi mendohet se afganëve dhe sirianëve do u jepet azili në numra të mëdhenj, dhe shqiptarëve do u refuzohen kërkesat masivisht. Një Zot e di sa, mes të ardhurve, ka shqiptarë që aspirojnë të jenë kopshtarë në shtëpitë e barit apo kultivimit të kanabisit dhe sa ithtar të terrorizmit dhe ISIS-it apo të infiltruar nga talebanët në radhët e afganeve dhe sirianëve, nga ata që kanë ardhur dhe vijnë ilegalisht. Një tmerr i vërtetë ky, për autoritetet e sigurisë kombëtare dhe të ligjzbatimit në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA