Përfundon pas mbi 16 orësh maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri, Rama: Miratuam objektivat konkretë të 2023-shit

05/01/2023 21:32

Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri përfundoi pas 16 orë e 25 minutash.

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se gjatë diskutimit u diksutua çdo sektor për vitin 2022.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan, sipas kreut të qeverisë, objektivat konkretë të 2023-shit.

Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë🫶#QEVERIeSHUMICËS🇦🇱#JOeDisave”, shkruan Rama.

Mbledhja maratonë me ministrat do të pasohet nga një tjetër takim, ai me drejtuesit politik  për të ndezur motorët për betejën e 14 majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA