Nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar janë rikthyer në bankat e shkollës pas 12 ditësh pushime dimërore. Por kjo ditë e parë e shkollës e vitit 2023, nuk i gjen klasat plot për shkak të virozave që janë përhapur në vend.

“Ne jemi 25 nxënës në klasë, sot ishim 18. Shumë pak, se di pse munguan”, thotë një nxënës.

“Mungonin 9 nxënës se ishin sëmurë”, tregon një tjetër.

Ndërkohë, disa nxënës mezi kanë pritur rikthimin në mësim e disa të tjerë dëshironin që pushimet të zgjasnin edhe më shumë.

“S’më kishte marr malli për shkollën. Dua më shumë pushimet”, shprehet një nxënës.

“Më kishte marr malli për mësuesen dhe shoqet. Sa mirë që filluam”, thotë një vajzë,

Edhe pse binjake, Aria dhe Amaris kane mendime te ndryshme për kthimin në shkollë pas festave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA