Motra u arrestua për mashtrim të qytetarëve, jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit
05/01/2023 15:44
Nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo, vëllai i të arrestuarës për mashtrim Viola Sterjo ka dhënë sot dorëheqjen.
Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post prej 1 viti, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i ujësjellësit të Pogradecit.
Dorëheqja është dhënë me argumentin ‘për arsye familjare’. Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, ish-drejtoreshës së mjedisit në bashkinë e Tiranës, e akuzuar për mashtrim dhe përfitime shumash të mëdha financiare me qëllim garantimin e granteve nga skema e AZHBR. Ajo është lënë në masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata e Korçës.
Top Channel