Qeveria kineze njoftoi të enjten se do të rihapë kufirin e saj me Hong Kongun më 8 janar, gati tre vjet pasi u mbyll kryesisht në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid.
Deri në 60,000 banorë të Hong Kongut do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin në kontinent pasi fillon rihapja graduale e pikave të kontrollit kufitar, tha udhëheqësi i Hong Kongut John Lee.
Kalimi i kufrit do të eliminojë karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga Hong Kongu ndërsa të gjithë udhëtarëve do t’u kërkohet një test negativ për Covid brenda 48 orëve.
Rihapja e njoftuar përkon me të njëjtën ditë që Kina do të heqë masat e rrepta dhe kufizimet e Covid në linjat ajrore.
Shumica e kalimeve kufitare të mëparëshme mes Hong Kongut dhe Kinës kontinentale ishin mbyllur që nga fillimi i vitit 2020, duke vendosur një barrë të rëndë për familjet dhe bizneset me lidhje në të dyja anët.
Sipas një deklarate nga Këshilli Shtetëror i Kinës, fluturimet nga Hong Kongu dhe Macau fqinjë për në Kinën kontinentale do të rifillojnë dhe kufijtë për kapacitetet e pasagjerëve do të hiqen, ndërsa numri i fluturimeve do të rritet në një mënyrë “fazore dhe të rregullt”, thuhet në deklaratë.
Top Channel