E rrallë në Serie A, trajneri: U kërkova falje lojtarëve në pushim

05/01/2023 09:17

Një trajner që u kërkon falje lojtarëve, nuk është një skenë që ndodh shpesh në futboll. Monza po shijon debutimin në Serie A, e njëjta gjë edhe për trajnerin Raffaele Palladino.

38-vjeçari nisi më 13 shtator në stolin e Monzës aventurën e parë si trajner. Deri tani ka bërë një punë shumë të mirë dhe numëron 1.73 pikë për ndeshje.

Monza e nisi vitin 2023 me një barazim 1-1 përballë Fiorentinës në Firence. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Palladino reflektoi në pushim dhe goli i brazilianit Carlos Augusto solli pikë.

“E vura skuadrën në vështirësi duke i lexuar keq disa situata loje. U kërkova falje djemve në pushim. Ishim me fat, pasi mund të kalonim në disavantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë modifikova dhe rregullova disa gjëra në skuadër. Luajtëm me guxim, e vendosëm në vështirësi Fiorentinën. Mund të kishim fituar ose të humbur, por ne vazhdojmë të rritemi dhe jemi krenarë për rrugëtimin tonë”, u shpreh trajneri italian. Monza ndodhet përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA